Shërbime ORL

SHËRBIMET ORL

       Shërbimet ORL në klinikën tonë kryhen nga Doktoresha e Shkencave Mjekësore Dr.Sh.Mj Jetmira Fejza (Bulaj).

       Doktoresha është specialiste ORL. Ajo është specializuar në Gjermani edhe për kirurgjinë e veshit (Otokirurge).

       Këto shërbime ndahen në dy kategori.

1. EGZAMINIME

a. Videolaringoskopi.

       Ky shërbim bëhet me videolaringoskop flexibël të markës Japoneze “Olimpus” dhe pothuajse është shërbim unik për vendin tonë. Gjatë këtij egzaminimit bëhet regjistrimi me video të pjesës së brëndshme të hundës deri në laring. Pacienti e shikon me sytë e tij problemin dhe merr diagnoze të saktë për problemin që ka.

       Gjithashtu planifikohen ndërhyrje kirurgjikale për problemet që i dalin pacientëve gjatë egzaminimit si psh: mish i huaj në hundë, heqje bajame, polipi, drejtim i perdes së hundës etj. Këto shërbime kryhen nga Dr. Jetmira Fejza (Bulaj) në qendra të tjera të specializuara.

b. Mikroskopi e veshit.

       Ky shërbim kryhet me mikroskop profesional klinik dhe për kirurgji të vogël, prodhim i kompanisë Gjermane “Kaps”.

       Ky shërbim konsiston në pastrimin e veshit jo vetëm nga dylli, por dhe në pastrimin e infeksioneve të ndryshme, shpesh edhe kronike.

       Ky shërbim është i rëndësishëm për persona me probleme në veshë dhe për tu përgatitur për operacion . Për tu bërë operacion duhet që veshi të jetë i tharë nga infeksioni dhe kjo kërkon disa seanca kontrolli ose pastrimi.

       Gjithashtu edhe periudha pas operacionit kërkon disa seanca pastrimi ose kontrolli derisa pacienti të fillojë të bëjë jetë normale.

       Planifikohen operacione për probleme në vesh si: Vendosje tubash në vesh, Timpanoplastikë, Stapedectomi etj. Këto shërbime kryhen nga Dr. Jetmira Fejza (Bulaj) në qendra të tjera të specializuara.

c. Audiometri dhe Timpanometri.

       Ky shërbim kryhet me audiometër dhe timpanometër të markës Daneze “Interakustik”.

       Audiometria është një shërbim i rëndësishëm për matjen e dëgjimit dhe për të përcaktuar nivelin e rënies së dëgjimit.

       Problematikat që dalin nga ky shërbim trajtohen në klinikën tonë, tek zyra e protezimit akustik ose siç quhet ndryshe vendosja e aparateve të dëgjimit.

       Timpanometria është një shërbim i domosdoshëm për njerëzit me probleme në veshin e mesëm dhe problematikat që dalin shpesh kërkojnë edhe ndërhyrje kirurgjikale.

 d. Vizita të thjeshta

       Këtu përfshihen të gjitha shërbimet e tjera që kërkon pacienti dhe që janë brënda fushës ORL si dhe rikontrollet pas egzaminimeve të bëra më parë.

2. PROCEDURA PËR ZBUKURIM

  a. Estetike

– Botox
– Fillersa
– Aplikim i plazmës në fytyrë

       Këto shërbime kryhen për të gjithë ato persona që e kanë të nevojshme dhe e duan një shërbim të tillë.

       Ruajtja e freskisë dhe imazhit është një faktor shumë i rëndësishëm sidomos për ato njerëz që merren me jetë sociale.

       Këto shërbime kryhen pas specializimeve të bëra të stafit tonë në vendet perëndimore, ku kjo fushë ka marrë zhvillim të vrullshëm vitet e fundit.

  b. Kirurgjikale zbukuruese

– Plastike e hundës
– Plastike e veshit
– Plastike e buzëve dhe kapakëve të syrit