Pas veshit

Pas veshit (BTE)

       Aparatet e dëgjimit pas veshit janë një zgjidhje shumë e mirë për përdoruesit me humbje të rëndë dëgjimi ose që e kanë të vogël kanalin e veshit. Të gjitha pjesët elektronike ndodhen pas veshit.

       Tingujt mbërrijnë në veshin tuaj nëpërmjet një tubi të hollë dhe një veshoreje që përshtatet për veshin tuaj. Lehtësisht mund të kontrolloni volumin dhe të zgjidhni midis programeve të ndryshme të dëgjimit.

Transmetuesi në kanal (RIC)

       Këto modele aparatesh dëgjimi janë të ngjashëm me modelet (BTE) por janë më të vegjël dhe elegantë sepse transmetuesi (ose autoparlanti) vendoset brënda veshit.

       Këto modele janë për përdoruesit me rënie të mesme dhe mesatarisht të rëndë të dëgjimit. Me këtë model aparati dëgjimit (RIC) zëri kalon nga aparati nëpërmjet një teli të hollë tek transmetuesi i cili është i vendosur në brëndësi të kanalit të veshit.

       Këto modele aparatesh dëgjimi jo vetëm që japin zë të jashtëzakonshëm por janë shumë të rehatshëm dhe plotësisht automatik për të gjitha situatat e dëgjimit.