Shërbim në banesë

Klinika jonë kryen shërbime në banesë në fushën e vendosjes së aparateve të dëgjimit.

Ky shërbim kryhet për invalidë, për të moshuar dhe për ato njerëz që nuk mund të vijnë në klinikë.

Ky shërbim kryhet falas në një distancë rreth 30 km nga Tirana, kurse në distanca më të largëta kundrejt një tarife modeste pasi biem dakort me të interesuarit.

Ky shërbim përfshin dy vizita:

       1. Në të parën bëhet matja e dëgjimit dhe pasi përcaktohet modeli i aparatit të dëgjimit merret masa e veshit.

       2. Në vizitën e dytë bëhet programimi dhe përshtatja e aparatit të dëgjimit.

Për kryerjen e një shërbimi të tillë është e nevojshme që një person nga familja të paraqitet në klinikë për një bisedë paraprake.