I Padukshëm në kanal (I.I.C)
Janë aparatet e dëgjimit më të vegjël që ndodhen në treg. Vendosja e këtij aparati dëgjimi varet edhe nga forma dhe madhësia e hapësirës së brëndshme të veshit. Ai përshtatet në thellësi të veshit duke u bërë virtualisht i padukshëm.
Këto modele përshtaten mirë në veshin tuaj saqë mund të harroni se keni vendosur aparat dëgjimi.
Edhe këto aparate dëgjimi janë plotësisht automatik ndaj situatave të ndryshme të dëgjimit duke ju dhënë një zë natyral.