Klinika jonë është e vetmja klinikë në Shqipëri që ofron të gjitha shërbimet për shëndetin e veshit.
Në stafin e saj klinika ka mjek shumë të njohur në fushën ORL dhe në kirurgjinë e veshit dhe kryen të gjitha llojet e diagnostikimeve në fushën ORL me aparaturat më të mira dhe më moderne të kohës, si dhe bëhen planifikime për operacione ose ndërhyrje kirurgjikale të cilat kryhen në qendra të tjera të specializuara.
Që nga viti 2010 klinika jonë është përfaqësuesja zyrtare e kompanisë Daneze Widex, lider në botë për prodhimin e aparateve të dëgjimit.
Shërbimet për vendosjen e aparateve të dëgjimit kryhen nga një staf i specializuar në qendrat e kompanisë Widex në Danimarkë dhe në Europën Perëndimore.
Përvec vendosjes së aparateve të dëgjimit ka shërbime mbështetëse si shërbimet e mirëmbajtjes dhe servisimit. Të gjitha këto shërbime janë të certifikuara nga kompania daneze Widex.