KLINIKA ART
Klinika ART është themeluar në qershor të vitit 2008 nga Dr.Sh Mj Jetmira Fejza, mjeke ORL.
Në vitet e para shërbimet kanë qenë shërbime diagnostikimi, disa prej të cilave unike për vendin tonë si: Videolaringoskopi, sondë pehashi, mikroskopi e veshit, audiometri, timpanometri etj. Këto shërbime vazhdojnë me shumë sukses edhe sot dhe që janë plotësuar edhe me shërbime të tjera në fushën e kirurgjisë estetike si : Plastike e hundës, veshëve, buzëve dhe kapakëve të syrit, shërbimeve zbukuruese si: botox, fillersa dhe aplikim i plazmës në fytyrë.
Ne vitin 2010 pas disa specializimeve të stafit tonë në fushën e audiologjisë dhe audioprotezimit, konkretisht në Danimarkë, Slloveni dhe Greqi, morëm përfaqësinë nga kompania Daneze Widex për protezimin e aparateve të dëgjimit, shërbim i cili vazhdon edhe sot me një rrjet të organizuar mirë dhe i shpërndarë në disa rrethe të Shqiperisë. Në dhjetor te vitit 2022 fillon bashkëpunimi me kompaninë zvicerane Phonak, ku morëm statusin e përfaqësuesit zyrtar.
Shërbimi mbulon jo vetëm fushën e vendosjes së aparateve të dëgjimit por dhe laborator për shërbime dytësore dhe servisimi. Laboratori është i kompletuar dhe i paisur me aparatura të prodhuara nga kompanitë Gjermane, Dreve dhe Egger.
Klinika jonë bën edhe shërbime në banesë për vendosjen e aparateve të dëgjimit për njerëzit e moshuar ose që nuk mund të lëvizin. Ky shërbim bëhet pa asnjë kosto shtesë për klientin për largësi deri në 30 km nga Tirana.