SHËRBIMET PËR APARATE DËGJIMI
Shërbimet e protezimit të aparateve të dëgjimit bëhen nga një staf profesional dhe i specializuar në fushën e protezimit akustik në Zvicer.
Këto shërbime janë të certifikuara nga kompania Phonak.
Për vendosjen e aparatit të dëgjimit ndiqen këto hapa:
-
Bëhet vizita mjekësore.
Mjekët tanë specialist ORL përcaktojnë domosdoshmërinë e vendosjes së aparatit të dëgjimit si të vetmen rrugë për të rikthyer dëgjimin.
Pastaj bëhet audiometria për të përcaktuar nivelin e dëgjimit si edhe matje të tjera dëgjimi, nqs janë të nevojshme.
Gjatë kësaj kohe bëhet edhe pastrimi i veshit, i cili në klinikën tonë bëhet me aspirim me mikroskop, dhe jo me metodën tradicionale të lavazhit.
-
Përcaktohet modeli i aparatit të dëgjimit
Aparati i dëgjimit përcaktohet në varësi të rënies së dëgjimit dhe modelit që zgjedh përdoruesi.
-
Merret masa e veshit.
Për modelet pas veshit (BTE), pjesa që lidh aparatin e dëgjimit me veshin (veshorja) prodhohet në laboratorin tonë edhe brënda ditës, kurse për modelet brënda veshit (CIC ose ITE), aparati i dëgjimit është gati për 2-3 ditë.
-
Programimi i aparatit të dëgjimit
Programimi i aparatit të dëgjimit bëhet në prani të përdoruesit dhe programohet live me programet e kompanisë zvicerane Phonak.
Aparati i dëgjimit shoqërohet me kartën e garancisë nga kompania Phonak, kutinë për vendosjen e aparatit natën, veglat e pastrimit, një pako bateri si dhe manuali i përdorimit i cili është në gjuhën Shqipe.
-
Rikontroll pas një muaji
Rekomandohet që pas një periudhe një mujore të bëhet dhe një seancë tjetër programimi për një përshtatje sa më të saktë dhe për të dëgjuar sugjerimet e përdoruesit.
Periudha njëmujore është e mjaftueshme që përdoruesi të përshtatet me tingujt e rinj.
W.O. Shërbimet e programimit dhe disa shërbime të vogla mbështetëse janë falas gjatë periudhës së garancisë.