Rëniet e dëgjimit tek fëmijët

Fëmijët dhe humbja e dëgjimit

       “Fëmija im nuk mund të dëgjojë siç duhet!” Është një reagim që lë shumë prindër pak të tronditur.

       Por një lajm i mirë është se në botën e sotme është e lehtë për të ndihmuar një fëmijë të përmirësojë dëgjimin e tij ashtu si syzet përmirësojnë shikimin.

Ndihmë! Fëmija im nuk mund të dëgjojë

       Shumë prindër dyshojnë herët që bebja e tyre nuk mund të dëgjojë. Kur i porsalinduri nuk frikesohet nga zhurmat e larta ose një bebe 5 ose 6 muajshe nuk reagon ndaj dëgjimit të emrit të tij kjo mund të thotë që ata kanë humbje dëgjimi.

       Fëmijët më të rritur që nuk mund të dëgjojnë siç duhet mund ta rrisin volumin e televizorit ose kompjuterit shumë lart ose nuk përgjigjen kur prindërit iu flasin.

       Mos u shqetësoni: është e thjeshtë ta përmirësoni dëgjimin e fëmijës tuaj. Dhe sa më herët aq më mirë.

Shenjat e humbjes së dëgjimit tek fëmijët

  • Problem në kuptimin se cfarë po thuhet
  • Kërkon që njerëzit ti përsërisin gjërat shpesh
  • Rrit volumin e zërit në televizor ose kompjuter
  • Vështirësi në ndjekjen e bisedave në grup
  • Tërheqja nga situatat sociale