Llojet e humbjes së dëgjimit
Sa e keqe është humbja e dëgjimit tuaj?
Kjo varet në cfarë nivelesh tingulli mund të dëgjoni.
Profesionisti i dëgjimit do ta shikojë këtë në audiogram që të përcaktojë nivelin e humbjes së dëgjimit.
Humbja e dëgjimit normalish klasifikohet në shtatë nivele: normale, pak e lehtë, mesatare, mesatarisht më e fortë, e fortë dhe shumë e fortë.
Format e humbjes së dëgjimit
Humbja e dëgjimit mund të jetë e limituar në një vesh ose në të dy.
Ka katër lloj humbjesh dëgjimi që ju mund të keni:
- Bilaterale kundër unilaterales – Bilateralja përfshin humbje dëgjimi në të dy veshët ndërsa unilateralja humbje dëgjimi vetëm në një vesh.
- Simetrikja kundër asimetrikes – Simetrike do të thotë që niveli dhe lloji i humbjes së dëgjimit është i njëjtë në të dy veshët. Asimetrike do të thotë që veshët tuaj kanë lloje të ndryshme ose nivele të ndryshme humbjeje degjimi.
- Progresive kundër humbjes të papritur të dëgjimit – Humbja e dëgjimit progresive bëhet më keq me kalimin e kohës ndërsa humbja e papritur e dëgjimit ndodh menjëherë, përshembull pasi jeni ekspozuar në një zhurmë shumë të fortë. Shihni një profesionist mjekësor menjëherë nëse mendoni se keni humbje dëgjimi të papritur.
- E luhatshme kundër e stabilizuar – Humbja e dëgjimit e luhatshme mund të përmirësohet ose të përkeqësohet me kalimin e kohës, ndërsa humbja e dëgjimit e stabilizuar do qëndrojë e njëjtë.