Humbja e dëgjimit konduktive

Humbja e dëgjimit konduktive – Cfarë është?

Humbja e dëgjimit konduktive ndodh kur rruga e zërit bllokohet në kanalin e veshit ose në veshin e mesëm.

Njerëzit me humbje dëgjimi konduktive i reduktohen nivelet e tingullit në rrugën për te koklea në veshin e brëndshëm.

conductive_1100x733

Llojet e humbjes së dëgjimit konduktive

Ka shumë lloje humbjeje dëgjimi konduktive.

Disa lloje humbjeje dëgjimi konduktive mund të rregullohen me aparate dëgjimi.

Nëse organi korti në koklea funksionon normalisht aparatet e dëgjimit mund të ndihmojnë të transmetojnë tingullin në veshin e jashtëm ose të mesëm.

Lloje të tjera të humbjes së dëgjimit konduktive duhet të trajtohen me ilace ose me operacion.

Cfarë janë simptomat?

Njerëzit me humbje dëgjimi konduktive do të kenë vështirësi në dëgjimin e tingujve të lehtë në të gjitha frekuencat edhe të ulëta edhe të larta.

Shkaqet e humbjes së dëgjimit konduktive

Humbja e dëgjimit konduktive mund të shkaktohet nga faktorët e mëposhtëm:

  • Grumbullimi i dyllit të veshit
  • Otitis media– Një infeksion i veshit të mesëm
  • Cholesteatoma– Një rritje në veshin e mesëm
  • Otoskleroza– Një rritje abnormale e kockës në veshin e mesëm