Mirëmbajtje

MIRËMBAJTJA E APARATEVE TË DËGJIMIT

Mësoni se si të bëni një mirëmbajtje të thjeshtë të aparateve të dëgjimit duke parë këto video.

MIRËMBAJTJA E APARATEVE PAS VESHIT (MODELET RIC)

Tek video-ja në të majtë demonstrohen disa veprime që duhet të bëj përdoruesi i aparatit të dëgjimit si psh:

-Ndërrimi i baterisë,

-Fikja dhe ndezja e aparatit,

-Ndërrimi i mbrojtëses nga dylli i veshit (filtri),

-Ulja dhe ngritja e volumit të zërit.

Instruksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të aparatit të dëgjimit që keni. Lexoni instruksionet tek Udhezimet e Përdorimit që jepen bashkë me aparatin, nëse keni ndonjë dyshim.

MIRËMBAJTJA E APARATEVE BRENDA VESHIT (MODELET CIC)

Tek video-ja në të djathtë demonstrohen disa veprime që duhet të bëjë përdoruesi i aparatit të dëgjimit si psh:

-Ndërrimi i baterisë,

-Fikja dhe ndezja e aparatit,

-Ndërrimi i mbrojtëses nga dylli i veshit (filtri),

-Pastrimi i vrimës së ajrimit.

Instruksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të aparatit të dëgjimit që keni. Lexoni instruksionet tek Udhezimet e Përdorimit që jepen bashkë me aparatin, nëse keni ndonjë dyshim.