Për aparate dëgjimi

SHËRBIMET PËR APARATE DËGJIMI

       Shërbimet e protezimit të aparateve të dëgjimit bëhen nga një staf profesional dhe i specializuar në fushën e protezimit akustik në Danimarkë, si dhe në qendrat e mëdha që kompania “Widex” ka në rajon si Slloveni dhe Greqi.

       Këto shërbime janë të certifikuara nga kompania “Widex”.

       Për vendosjen e aparatit të dëgjimit ndiqen këto hapa:

  1. Bëhet vizita mjekësore.

       Mjekët tanë specialist ORL përcaktojnë domosdoshmërinë e vendosjes së aparatit të dëgjimit si të vetmen rrugë për të rikthyer dëgjimin.

       Pastaj bëhet audiometria për të përcaktuar nivelin e dëgjimit si edhe matje të tjera dëgjimi, nqs janë të nevojshme.

       Gjatë kësaj kohe bëhet edhe pastrimi i veshit, i cili në klinikën tonë bëhet me aspirim me mikroskop, dhe jo me metodën tradicionale të lavazhit.

  1. Përcaktohet modeli i aparatit të dëgjimit

       Aparati i dëgjimit përcaktohet në varësi të rënies së dëgjimit dhe modelit që zgjedh përdoruesi.

  1. Merret masa e veshit.

       Për modelet pas veshit (BTE), pjesa që lidh aparatin e dëgjimit me veshin (veshorja) prodhohet në laboratorin tonë edhe brënda ditës, kurse për modelet brënda veshit (CIC ose ITE), aparati i dëgjimit është gati për 2-3 ditë.

  1. Programimi i aparatit të dëgjimit

       Programimi i aparatit të dëgjimit bëhet në prani të përdoruesit dhe programohet live me programet e kompanisë Daneze Widex.

       Aparati i dëgjimit shoqërohet me kartën e garancisë nga kompania Widex, kutinë për vendosjen e aparatit natën, veglat e pastrimit, një pako bateri si dhe manuali i përdorimit i cili është në gjuhën Shqipe.

  1. Rikontroll pas një muaji

       Rekomandohet që pas një periudhe një mujore të bëhet dhe një seancë tjetër programimi për një përshtatje sa më të saktë dhe për të dëgjuar sugjerimet e përdoruesit.

       Periudha njëmujore është e mjaftueshme që përdoruesi të përshtatet me tingujt e rinj.

 

       W.O. Shërbimet e programimit dhe disa shërbime të vogla mbështetëse janë falas gjatë periudhës së garancisë.