Cfarë e shkakton Tinnitusin?

Cfarë e shkakton tinnitusin?

 Ai shkaktohet nga një sërë faktorësh, disa prej të cilave nuk janë në dorën tuaj, përshembull plakja.

Shpesh tinnitusi shkaktohet nga ekspozimi i vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë ndaj zhurmave shumë të larta.

Lajmi i mirë është që tinnitusi nuk është një shenjë shqetësuese e një problemi të madh dhe mund të menaxhohet.

zhurmatnevesh2nobg

Gjërat që nxisin tinnitusin

       Disa ditë zhurmat janë më shqetësuese se ditë të tjera. Kjo lidhet me faktin që ju mund të jeni i lodhur ,
stresuar ose ju është ulur rezistenca trupore nga faktorë të tjerë siç janë sëmundjet.

       Pirja e duhanit, alkolit, antibiotikët dhe përdorimi i tepruar i aspirinave  gjithashtu mund të shkaktojë përkeqësimin e tinnitusit.

Tinguj Të Lartë

Tinguj Të Lartë

Nëse është një koncert i madh apo një aeroplan që po ngrihet , ekspozimi ndaj zhurmave të mëdha mund të dëmtoje dëgjimin tuaj.

Stresi

Stresi

Stresi nga rrethana të vështira të jetës mund të ndikojë në të gjith trupin tuaj, përfshirë dëgjimin tuaj.

Alkoli

Alkoli

Përdorimi i tepruar i alkolit dhe ujit me kininë, që gjendet në ‘tonik’ i përdorur në shumë pije të përziera, mund të shkaktojë zhurmat në veshë.

Duhani

Duhani

Pirja e duhanit ngushton enët e gjakut që sjellin oksigjen në qelizat ndijore në veshët tuaj.

Ilacet

Ilacet

Doza të larta te aspirinës dhe qetësuesit e dhimbjeve, janë një shkas i njohur për zhurmat në veshë, sic janë dhe disa antibiotikë dhe ilace kundër depresionit.

Kripë

Kripë

Tensioni i lartë i gjakut mund të rrisë simptomat e zhurmave në veshë, kështu që të sëmurët duhet të ulin perdorimin e kripës.

Kafeinë

Kafeinë

Kafe, çaj i zi, cola, dhe të gjitha pijet energjike përmbajnë kafeinë, dhe disa të mesure thonë se eliminimi i tyre ndihmon në kontrollin e zhurmave në veshë.