APARATE DËGJIMI PËR FËMIJË

APARATE DËGJIMI PËR FËMIJË

       Fëmijët mund të përfitojnë nga tingujt e jashtëzakonshëm të Widex që nga dita e parë.

Ne ofrojmë zgjidhje për bebe, foshnja dhe për femijë më të rritur.

Për fëmijët në përgjithësi

       Me aparatet e dëgjimit Widex fëmija juaj do të futet në një botë me kualitet tingulli shumë të mirë edhe në situatat ku kërkohet shumë dëgjim, si në klasë, park lojrash, makinash ose përpara televizorit.

       Karakteristikat e avancuara të Widex fokusohen që ta bëjnë të folurën të dëgjueshme, ndërkohë që duke krijuar mënyra fleksibël për tu përshtatur situatave të ndryshme të dëgjimit dhe për të siguruar preçizion maksimal në fitting (programim) për fëmijët e të gjitha moshave.

       Aparatet e dëgjimit nga Widex janë të vegjël dhe estetik, ndërsa i japin fëmijës tuaj dëgjim shumë të mirë dhe paraqitje të mirë estetike.

Specifikisht për bebet

       Widex ka dizenjuar një aparat dëgjimi veçanërisht për bebet.

       Aparati i dëgjimit Widex Baby i jep bebes tuaj mundësi të dëgjojë sa më shumë zhurma që të jetë e mundur.

       Duke ndihmuar stimulimin e gjuhës dhe zhvillimin e të folurit, Widex Baby i jep bebes tuaj një mundësi për të folur me ju dhe botën që e rrethon pavarësisht nëse është në shtëpi, në kopësht ose me familjen.

       Falë vogëlsisë së tij Widex Baby futet në mënyrë perfekte brënda veshëve të vegjël. Dhe meqë është ndërtuar duke përdorur material të lehtë por rezistente ju mund të rrini të qetë që do të qëndrojë mirë në veshin e bebes tuaj dhe nuk do të dëmtohet lehtë.

Ne gjithashtu jemi fokusuar në bërjen e programimit sa më thjeshtë që të jetë e mundur.