PËR SHËNDETIN E VESHIT

 MBROJTËSE VESHI.

       Rekomandohet nga mjeku për të gjithë ato persona që janë me problem në vesh si: Tuba në vesh, dëmtime të daulles së veshit ose infeksione të ndryshme.

Ka ngjyra të ndryshme dhe madhësi të ndryshme.

TAPA VESHËSH

Përdoren për banjo dhe për plazh.

TAPA VESHËSH TË INDIVIDUALIZUARA.

       Për të gjithë njerëzit që duan të mbrohen nga zhurmat e larta në vendin e punës apo duan të bejnë gjumë të qetë, në klinikën tonë prodhohen tapa të personalizuara sipas nevojave të cdo personi.

JASTEK ANTIREFLUKS.

Për të gjithë njerëzit që kanë problem me refluksin i cili shfaqet me këto shenja:

-Lëmsh në fyt, ngjirje zëri, kollë laringeale, gëlbaza të shumta, gërhitje gjatë natës, lëng i thartë në gojë.

-Këndi që ka ky jastëk eleminon simptomat e sipërpërmendura dhe krijon mundësinë e një gjumi të qetë.

Përdoret vetëm me rekomandim të mjekut.